Monday, 11. May 2026
Sport

Negociata marrin edhe një tjetër goditje

GS 18/07/2024 1 Min. Lesezeit

Prej sezonit të shkuar, Juventus nisi punën për të nënshkruar në këtë merkato me Teun Koopmeiners të Atalantës.

Në fakt, puna e bardhezinjve dha frytet e saj pasi marrëveshja me lojtarin holandez është arritur. Por, gjithçka ka ngecur te negociatat me Atalantën që është e prerë sa i takon mesfushorit me tipare ofensive.

Bergamaskët kërkojnë ta mbajnë holandezin edhe për një tjetër sezon, ose nëse e shesin ta bëjnë vetëm sipas kushteve të tyre duke pretenduar që të arkëtojnë jo më pak se 60 milionë euro.

Tashmë, këto negociata marrin edhe një tjetër goditje pasi admnistratori i deleguar i Atalantës, Luca Percassi shprehet se Koopmeiners nuk është në shitje.

“Koopmeiners është një lojtar thelbësor për Atalantën. Shitja e tij nuk është programuar në asnjë moment”, theksoi Percassi me Juventusin që duket se ka ende shumë rrugë për të mbërritur deri te holandezi.

Teilen: