Wednesday, 6. May 2026
Sport

Nëse kalon Steauan, Drita luan ndaj Aberdeenit

GS 04/08/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në “play-off” të Ligës së Evropës, nëse në raundin e tretë kualifikues eliminon Steauan e Bukureshtit.

Në shortin e tërhequr të hënën, është përcaktuar që fituesi i ndeshjes Steaua – Drita, në “play-off” të Ligës së Konferencës të përballet me Aberdeenin e Skocisë.

Drita synon ta eliminojë Steauan për të prekur “play off-in” e kësaj gare, që automatikisht do të siguronte grupet e Ligës së Konferencës për ekipin nga Gjilani.

Ndeshja e parë ndërmjet Steauas dhe Dritës, luhet të enjten mbrëma në Bukuresht kurse ajo e kthimit pas një jave në Prishtinë.

Drita u eliminua në raundin e dytë kualifikues të Championsit dhe garat evropiane po i vazhdon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Nëse eliminohet në këtë raund, atëherë Drita do të luaj në “play-off” të Ligës së Konferencës.

Teilen: