Sunday, 21. June 2026
Sport

Neuer vendos rekord, bëhet portieri me më shumë ndeshje në historinë e Botërorit

GS 21/06/2026 1 Min. Lesezeit

Manuel Neuer është bërë portieri me më shumë paraqitje në të gjithë historinë e Kupën e Botës. Portieri gjerman ka arritur kuotën e 21 ndeshjeve në Botëror dhe mund ta çojë edhe më tej këtë rekord, pasi Gjermania e tij ka edhe një ndeshje për të luajtur në grup dhe është kualifikuar mes 32 më të mirave të Kupës së Botës 2026.

Neuer zyrtarisht e ka tejkaluar Hugo Llorisin dhe e ka çimentuar trashëgiminë e tij si një gjigant i vërtetë midis shtyllave.

Portieri gjerman ka luajtur 6 ndeshje në Botëror në 2010, 7 në 2014, 3 ndeshje në 2018 dhe 2022 dhe 2 ndeshje në Botërorin që po zhvillohet aktualisht në Amerikën e Veriut.

Teilen: