Sunday, 25. January 2026
Sport

New York Knicks mundin San Antonio Spurs në finale dhe fitojnë Nba Cup

GS 17/12/2025 1 Min. Lesezeit

New York Knicks kanë fituar Nba Cup 2025, pasi kanë mundur në finale 124-113 San Antonio Spurs. Ndeshja u zhvillua në Las Vegas.

Pjesa më e madhe e lojës ishte e ekuilibruar dhe vetëm në fund Knicks kanë krijuar shkëputjen, të udhëhequr nga OG Anunoby, i cili realizoi 28 pikë, dhe nga Jalen Brunson, autor i 25 pikëve.

Vendimtar ishte edhe kontributi i Karl-Anthony Towns, që e mbylli ndeshjen me 16 pikë dhe 11 ribaunde, pavarësisht një dëmtimi në pulpë, që e limitoi disi. New York e ndërtoi suksesin, duke dominuar lojën poshtë koshit, me një 59-42 në llogaritë finale të ribaundeve.

Ky ishte edicioni i 3-të i Nba Cup, që më parë ishte fituar nga Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks, respektivisht në 2023-shin dhe në 2024-ën. Çdo lojtar i skuadrës fituese do të përfitojë 318.560 dollarë ekstra për trofeun.

Teilen: