Tuesday, 5. May 2026
Sport

Newcastle prezanton Thiaw, 40 milionë euro në arkat e Milanit

GS 13/08/2025 1 Min. Lesezeit

Igli Tare ka mbyllur me sukses një tjetër operacion të rëndësishëm në merkato. Milani ka shitur te Newcastle mbrojtësin gjerman Malick Thiaw për 40 milionë euro.

24-vjeçari është prezantuar te klubi anglez dhe do të veshë fanellën me numrin 12 tek “qymyrxhinjtë”.

Malick Thiaw gjatë 3 sezoneve që luajti për Milanin koleksionoi 85 paraqitje në të gjitha kompeticionet me fanellën kuqezi.

Teilen: