Thursday, 12. March 2026
Sport

Newcastle zyrtarizon Tonalin, nuk e zbulon çmimin

GS 03/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra angleze Newcastle United ka prezantuar Sandro Tonalin si blerjen më të re.

Italiani transferohet nga skuadra e Milanit, por që skuadra angleze në njoftimin zyrta nuk i ka bërë të dituar shifrat e këtij operacioni.

“23-vjeçari bashkohet me “Magpies” për një çmim të pazbuluar dhe ka rënë dakord për një kontratë në “St. James’ Park” deri në vitin 2028.”, thuhet në njoftimin e Newcastle United.

Gjithsesi, mediat italiane kanë raportuar se nga kjo shtije, Milani ka përfituar rreth 80 milionë euro.

Teilen: