Thursday, 25. June 2026
Futboll

Neymar e nis nga stoli. Brazili për të bërë detyrën ndaj Skocisë, por sytë edhe nga Maroku. FORMACIONET ZYRTARE

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në mesnatë luhen ndeshjet përfundimtare të grupit C. Në Florida, Skocia do të përballet me Brazilin. Pesë herë kampionët e botës kryesojnë grupin me 4 pikë, po aq sa Maroku. Skocia renditet e treta me tre pikë. Haiti mbyll grupin me zero pikë.

Neymar gjendet në stol sot për Brazilin dhe trajneri Carlo Ancelotti pritet t’i besojë disa minuta në pjesën e dytë. Brazili duhet të fitojë me patjetër dhe të shpresojë që Maroku të mos fitojë me goleadë ndaj Haitit në sfidën që do të luhet në Atlanta, që të sigurojë vendin e parë në grup.

Megjithatë, Skocia është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar.  Ancelotti ka zgjedhur të luajë në sulm me treshen Vinicius Junior, Cunha dhe 19-vjeçari Rayan.

FORMACIONET ZYRTARE:

Brazil XI: Alisson; Danilo, Magalhaes, Marquinhos, Santos; Casemiro, Guimaraes, Paqueta; Vinícius Júnior, Cunha, Rayan

Skocia XI: XI: Gunn; Robertson, Hendry, Patterson, McKenna; McTominay, McGinn, Ferguson, McLean; Gannon-Doak, Shankland

Marok XI: Bono; Hakimi, Halhal, Riad, Salah-Eddine; Amrabat, El Aynaoui; Brahim Díaz, El Kaabi, El Khannouss; Saibar

Haiti XI: Placide; Duverne, Adé, Delcroix, Expérience; Joseph, Jean Jacques, Bellegarde, Providence; Isidor, Casimir

Teilen: