Monday, 6. July 2026
Sport

Neymar e përfundon aty ku e nisi me Brazilin, shpërthen në lot pas ndeshjes me Norvegjinë

GS 06/07/2026 1 Min. Lesezeit

Brazili është eliminuar nga Kupa e Botës, ndërkohë që ylli i saj Neymar, ka vendosur që ti jep fund karrierës me këtë Kombëtaren.

Brazili u mposht 2:1 nga Norvegjia në fazën e eliminimit direkt dhe i dha fund aventurës në turneun më të madh të futbollit.

Neymar Jr shënoi golin e vetëm të Brazilit dhe ndoshta të fundit për të me fanellën e shtetit të tij.

Pas ndeshjes, ish-lojtari i Barcelonës njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar.

“U mundova, por kaq ishte. Gjithçka nisi këtu, në stadiumin “MetLife” dhe po e përfundoj po këtu. Tani ka marrë fund”, u shpreh Neymar Jr.

Ky i fundit pas ndeshjes ka shpërthyer në lot teksa pamjet kanë bërë bujë në të gjitha mediat.

 

Teilen: