Prapakthehu e së shtunës mbrëma në “Olimpico” dhe ndjesa e menjëhershme ndaj drejtuesve dhe trajnerit, hapën rrugën për mbylljen e çështjes Leao-Teo Hernandez, por tani dy lojtarët kryesorë të kuqezinjve nuk do të jenë më në gjendje të bëjnë gabime në qëndrimet dhe sjelljet e tyre. Brenda dhe jashtë fushës.
Nëse ata kthehen në “Milanello” në gjendje të mirë fizike pas angazhimeve përkatëse me kombëtaret, do të jenë titullar në ndeshjen kundër Venecias në “San Siro” dhe më pas në dy ndeshjet e mëdha në vijim ndaj Liverpulit dhe Interit. Megjithatë, tani e tutje është edhe më e qartë se në komandë është Paulo Fonseka, me mbështetjen e plotë të klubit.
PRAPASKENA – Në bisedën që patën pak minuta pas fishkëllimës së fundit të Lacio-Milanit me drejtorin Monkada dhe trajnerin, që dy lojtarët dukeshin të befasuar nga buja që po krijonte qëndrimi i tyre. Ata shprehën habi, por edhe pendesë për sjelljen e tyre. Në mendjet e secilit nuk ishte një rebelim apo një kryengritje, por një demonstrim se ata ishin gati të luanin pa pushim dhe pa pirë ujë. Ose të paktën ky është versioni që, sipas “La Gazzetta dello Sport” ata dhanë menjëherë pas barazimit me Lacions. Për këtë çështje, duke folur në aspektin personal, por në njëfarë mënyre edhe duke justifikuar kolegun dhe mikun e tij, Teo Hernndez u paraqit para kamerave të televizionit të klubit pa bërë as dush. Ai shpjegoi se: “Kishim hyrë për dy minuta më parë dhe nuk kishim nevojë për pushim. Nuk kishte asgjë kundër ekipit dhe trajnerit. Njerëzit flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta. Unë dhe Rafa duam vetëm të ndihmojmë grupin. Për ne është e vetmja gjë e rëndësishme”. Këto fjalë, të kombinuara me ato të Fonsekës menjëherë më pas, kontribuuan në shuarjen e zjarrit. Të paktën pjesërisht.
TELEFONATA E IBRËS- Para fjalive për kamerat, siç u përmend, ka pasur një sqarim të menjëhershëm në dhomat e zhveshjes. Dhe pikërisht kjo e shtyu klubin të mos merrte masa disiplinore ndaj të dyve. Para se të hipnin në fluturimin për në Milano, dy lojtarët folën me telefon edhe me Ibrahimoviç. Suedezi, i munguar në “Olimpico” e kishte ndjekur ndeshjen me kujdes në TV ka ndërhyrë që zëri i tij të dëgjohej nga Hernandez dhe Leao.
KTHESË dhe RINOVIM – Tani dy lojtarët pritet të tregojnë veten në fushë me paraqitje bindëse, asiste dhe gola. Sepse, përtej sjelljes së gabuar në Romë, dy pronarët e krahut të majtë konsiderohen elementë themelorë të projektit të “Djalli”. Sigurisht që jo dy anëtarë për të lënë mënjanë siç ndodhi që nga dita e parë me Origin dhe Balo-Turenë. Konfirmimi vjen nga negociatat për rinovimin e kontratës së Hernandez e cila nuk do të bllokohet dhe që do të rikthehet në plan të parë në javët në vijim me një takim të ri kokë më kokë mes drejtuesve kuqezi dhe menaxherit të francezit.
PARALAJMËRIMI I FUNDIT — Megjithatë, tani Hernandez dhe Leao kanë shteruar bonuset në dispozicion të tyre. Në Parma ata nuk shkëlqyen as për paraqitjen e tyre dhe as për qasjen. Prandaj Fonseka vendosi t’i mbanë në stol ndaj Lacios. Një mënyrë gjithashtu për të dërguar një sinjal të qartë dhe të fortë. Për t’i “detyruar” që të kthehen menjëherë me këmbë në tokë, për më tepër që sezoni sapo ka filluar. Duke parë sesi hynë në fushë dhe si barazuan ndeshjen me një lëvizje mjeshtërore (në të cilën mori pjesë edhe Abrahami), “kura” i trajnerit portugez pati efektin e dëshiruar. Njolla mbetet sjellja e gabuar, gjë që nuk do të tolerohet më në të ardhmen. Çdokush do të duhet të pranojë vendimet e trajnerit me qetësi: mesazhi tashmë është i qartë.
PANORAMASPORT.AL