Montimi dhe përshtatja kërkojnë kohë. Problemi është se klesidra e Milanit funksionon dhe nuk ka ende asnjë fije drite në fund të tunelit të problemeve. Ndërkohë edhe kalendari po përgatitet të trokasë me forcë.
Udhëkryqi, në mënyrë të pashmangshme fundjava e 15 shtatorit. Pas ndeshjes në shtëpi kundër Venecias, kuqezinjtë do të presin ndeshjen e tyre të parë në Champions dhe derbin (si udhëtues ndaj Interit). Vetëkuptohet që deri atëherë Fonsekë duhet të jetë qenë në gjendje të përkufizojë taktikisht një ekip tjetër. Ka shumë situata për t’u përballur në këtë moment, por po veçojmë pesë prej tyre.
LIDERSHIPI I “TË VJETËRVE” – E propozojmë në krye të listës, pasi, pa gabimet tekniko-taktike, përshtypja e qartë që kanë dhënë dy ndeshjet e para të sezonit është mungesa e karakterit, e urisë dhe cinizmit. E gjithë kjo pavarësisht se Ibra frekuenton ende “Milanello”-n dhe dhomat e zhveshjes, edhe pse me xhaketë dhe jo më me uniformë loje. Ishte e imagjinueshme që lamtumira e Zhirusë dhe Kjaerit (bashkë me ndalesën e gjatë të Florencit) do të kishte krijuar një boshllëk senatorial në skuadër. Por ishte po aq e arsyeshme të pritej që ai boshllëk mund të mbushej nga ata që janë te Milani prej më shumë kohësh. Edhe nëse nuk i kanë kaluar të 30-at. Në veçanti emrat janë ata të Leaos dhe Teos, të cilët së bashku janë 51 vjeç dhe kanë grumbulluar në 427 paraqitje kuqezi. Ata janë dy nga lojtarët më të talentuar në skuadër, shtyllat e ekipit, ndaj kush duhet të menaxhojë udhëheqjen, nëse s’e bëjnë ata?
AMBIENTIMI I TË RINJVE – Katër lojtarë të ardhur nga merkatoja të destinuar për titullarë. Morata nuk pati kohë të luante për herë të parë dhe e gjeti veten në infermieri. Jo diçka e mirë për një ekip që ka ndryshuar taktikisht në aspekte të ndryshme dhe që Fonseka ende po e edukon me idetë e tij. Pavloviç ishte i vetmi pozitiv në ndeshjen e fundit, sidomos ndaj Lacios kur luajti si titullar në qendër të mbrojtjes. Nga ana tjetër, Emerson Rojal shfaqi vështirësi të dukshme në fazën difensiv, por sigurisht nuk është i ndihmuar nga konteksti i përgjithshëm. Ndërsa Fofana thjesht ngrohi motorin për disa minuta në Parma teksa kundër Lacios u mbajt në fushë ndoshta edhe për më tepër kohë se sa mund të përballonte. Ndër objektivat e Fonsekës është që t’i sjellë të katërt në formën e duhur kur të mbërrijnë ndeshja e Ligës së Kampionëve dhe derbi.
TAKTIKA – Shtrirja e Milanit në 4-2-3-1, është dukur i pamatur, të paktën me aq sa kemi parë deri tani. Mbrojtje tepër e lartë, presion në vijën e parë të konstruksionit të kundërshtarit i kryer në mënyrë të çekuilibruar, paaftësi e mesfushorëve për të filtruar kur ekipi ka topin. Ndërkohë, deri më tani asnjë masë parandaluese, skuadër e ngadaltë, e parashikueshme dhe e gjithmonë në kufijtë e frikës për gabim. Një tjetër ndjesi shqetësuese: kushdo që mban topin të jep përshtypjen se nuk di çfarë të bëjë me të. Dallohen lojtarë që ngrenë kokën dhe nuk gjejnë (ose shohin) linja kalimi. Parma e kapi Milanin në kundërsulm rreth dhjetë herë, në fushë të hapur: nëse ndodh kaq shpesh, padyshim se i mungon ekuilibri i cili u pa disi kundër Lacios. Megjithatë, golat e pësuar janë të gjithë të ngjashëm dhe këtu duhet të duket dora e trajnerit.
SHPIRTI- Kundër Torinos të paktën pati një reagim të mirë në minutat e fundit. Nuk ndodhi në Parma ndërsa kundër Lacios, kuqezinjtë luftuan për inerci. Milani nuk mundi të lërë pikë në këtë formë, sidomos kur arrin t’i riekuilibrojë ndeshjet. Dukshëm, kësaj skuadre në dre daljet e para sezonale i mungonte egërsia në sjelljen e sfidës në binarët e duhur, por edhe kur kjo ndodh, nuk ekziston mënyra për të përmbysur shifrat në favor. Megjithatë, Milani që i ishte prezantuar botës nga Ibra dhe Fonseka duke u sjellë rreth termave si: agresion, mbajtje e topit, futboll dominues, rikuperim i shpejtë. Deri tani nuk është parë asnjëra.
KËMBËT- Në “Milanello” dhe rrethina, thuhet se përgatitja e dëshiruar nga Fonseka, për grumbullimin, ishte më e rëndë se ajo e Piolit. Sigurisht që kur vëzhgon “Djallin”, përveç taktikave të këqija dhe apatisë së disa lojtarëve, këmbët shumë të rënda bien në sy për ata që shikojnë nga jashtë. Sepse Leao sigurisht që nuk është një gjuajtës i mprehtë, por as një lojtar që gabon pasime elementare në seri. Loftus-Çik i vërtetë tërheq me vete kundërshtarët e tij kur avancon. Hernandez i vërtetë bën gropë terrenin kur luan. Ja që në vend të kësaj të gjithë janë statikë, duke pritur topin në këmbë. Lajmi i mirë në këtë rast është kufiri për rritjen fizike: kur këmbët bëhen më të lehta dhe fillojnë të kryejnë atë që urdhëron koka, edhe koka do të jetë më e lirë nga mendimet e këqija.
PANORAMASPORT.AL