Tuesday, 12. May 2026
Sport

Nga një klub kampion te tjetri, Sane lë Bayernin për Galatasarayin

GS 12/06/2025 1 Min. Lesezeit

Leroy Sane është edhe zyrtarisht lojtar i ri i Galatasarayit.

Ish-sulmuesi i Bayern Munchenit, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me gjigantin turk deri në qershor të vitit 2028.

Kështu ai nis një aventurë të re në Superligën turke. Sane refuzoi çdo ofertë që i bëri Bayerni për rinovimin, përfshirë një me rrogë prej 12,5 milionë eurosh në sezon.

Ndaj tani ka kureshtje të mësohet se çfarë rroge i kanë ofruar në Turqi, që e bënë atë të braktiste edhe Botërorin e Klubeve që mund të luante me Bayernin.

Teilen: