Ndeshja Kaljari-Inter përmbylli javën e dytë të Seria A. Media italiane “Tuttomercatoweb.com” ka publikuar listën me lojtarët që kanë shkëlqyer në dy javët e para për këtë sezon.
Vendi i parë shkon për yllin e Napolit, Viktor Osimhen i cili në dy ndeshje ka shënuar 3 gola, ndërsa pas tij renditet Andrea Beloti i Romës.
Vlen të përmendet edhe prania e Sharl De Ketelare, i cili dështoi te Milani dhe shënoi menjëherë në debutimin e tij me fanellën e Atalantës. Ndikimi i Kristian Pulisiç tek Milani reflektohet dhe te lista, pasi në dy ndeshje ka shënuar 2 gola.
Renditja e plotë
1. Viktor Osimhen(Napoli) 7.5
2. Andrea Beloti (Roma) 7.25
3. Lautaro Martinez (Inter) 7.25
4. Olivie Zhiru (Milan) 7.25
5. Kristian Pulisiç (Milan) 7.25
6. Xhovani Di Lorenco (Napoli) 7.25
7. Niko Gonzalez (Fiorentina) 7
8. Dushan Vlahoviç (Juventus) 7
9. Ondrej Duda (Verona) 7
10. Sharl De Ketelare (Atalanta) 6.75
11. Andrea Kandreva (Salernitana) 6.75
12. Artur (Fiorentina) 6.75
13. Mateo Politano (Napoli) 6.75
14. Lamek Banda (Leçe) 6.75
15. Andre Zambo Angisa (Napoli) 6.75
16. Housem Aouar (Roma) 6.75
17. Lazar Samarxhiç (Udineze) 6.75
PANORAMASPORT.AL