• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga rënia disa kategori më poshtë dhe heqja e titujve te përjashtimi nga Europa, ja çfarë rrezikon Barcelona

28/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona është akuzuar zyrtarisht nga Gjykata Hetimore për korrupsion në çështjen “Negreira” dhe kjo gjë mund të ndikojë në mënyrën më të keqe të mundshme te klubi katalanas.

barcelona 1

Për 17 vite Barcelona ka paguar ish-zëvendës presidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Hoze Maria Negreiran, i cili u vërtetua që ka marrë para nga klubi katalanas nga viti 2001 deri në 2018.

Tashmë duhet pritur të përfundojë gjyqi penal civil dhe më pas të shkojë në atë sportiv, ku do të kalojë njëherë në Federatën Spanjolle të Futbollit e më pas në UEFA.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije menjëherë se çfarë rrezikojnë “blaugranat”, ku përfshihet dhe një mundësi e rënies nga kategoria dhe heqja e të gjithë titujve të fituar në periudhën në të cilën akuzohet.

DËNIMET QË MUND TË PËSOJË BARCELONA:

*Burg për të dyshuarit (ish-presidentët e Barcelonës, Bartomeu dhe Rosel, Negreira dhe bashkëpuntorët e tjerë)

*Rënia nga kampionati drejt një lige të pacaktuar

*Heqja e të gjitha trofeve të fituara nga Barcelonë përgjatë periudhës 2001-2018

*Përjashtim nga kompeticionet europiane për një periudhë të pacaktuar

*Gjobë financiare (ndoshta mund të quhet e papërfillshme në krahasimin me ndikim që do të kishte në klub, duke parë që do ta rrëzonte automatikisht nga kategoria për shkak të problemeve financiare që Barça ndodhet me shumë borxhe të papaguara etj.).

Rasti i Barcelonës është një rast i paprecedentë më parë, pasi është e provuar me fakte që Barcelona ka dhënë para drejt një zyrtari, ndryshe nga Juventusi me “Calciopolin” pasi bardhezinjtë edhe pse kishin ndikuar në ndeshje, nuk kishte kurrë prova për para.

LEXO EDHE: Tronditet Barcelona, klubi katalanas zyrtarisht i akuzuar për korrupsion ndaj arbitrave

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Onana zhgënjen në portë, Manchester United mendon për 2 “gardianë” legjendarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.