Thursday, 4. June 2026
Futboll

Nga rikthimi i Kolo Muani tek ish-sulmuesi i Interit dhe “dështimi” i Milanit. 6 emrat që po ndjek Juventus për pasuesin e Vlahovic

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

Dusan Vlahovic nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Juventus dhe nga 30 qershori do të jetë lojtar i lirë. Bardhezinjtë janë të detyruar të ndëryjnë në merkato për të afruar me patjetër një qendërsulmues për sezonin e ri.

Sky Sport zbulon se Juventus po ndjek të paktën 6 emra, për të gjetur mes tyre pasuesin e Vlahovic. Emri i parë në listë është ai i Kolo Muani, për të cilin Juventus nuk ka ra dakord me PSG-në gjatë verës së kaluar për blerjen e tij, pas huazimit për 6 muaj në Torino. PSg kërkon 30 milionë euro për Muani.

Përveç Muani, Juventus po ndjek edhe një tjetër sulmues të PSG-së, si Goncalo Ramos. Portugezi vlerësohet 30-40 milionë euro. Në listë janë edhe emra të tjerë si ish-sulmuesi i Interit, Max Icardi apo edhe “dështimi” i Milanit, gjatë merkatos së janarit, Jean-Philippe Mateta. Po ashtu dy emra të tjerë që po emrren në konsideratë janë Alexander Sorloth i Atletico Madridit dhe Darwin Nunez i Al-Hilal.

Teilen: