• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Sparta te Slavia, metamorfoza e Rafael Leaos! Tashmë i gjithë Milani në supet e tij

07/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për të dhënë një ide për kohën që ka kaluar, mjafton të hidhem një sy modelit të flokëve. Leao ishte biond e me kaçurrela. Pa gërsheta, asnjë shirit për t’i mbajtur të lidhur, pak bojë dhe numri 17 mbi supe, mbi një fizik më të hollë se sot.

leao

Kanë kaluar katër vjet nga ajo natë evropiane e 2020-ës dhe portugezi ka ndryshuar për mirë. Ndërkohë mban numrin 10, numrin e jetës të kërkuar disa herë vitet e fundit, më pas fitoi një “Scudetto” dhe luajti në një Botëror përkrah Ronaldos, duke shënuar edhe disa gola. Praktikisht, një kampion i ri që ka marrë Milanin mbi supe dhe sot sërish do të ketë kundër një ekipi çek. Më 29 tetor 2020 Leao shënoi golin e tij të parë në Evropë me fanellën e Milanit kundër Spartës së Pragës, në një stadium bosh për shkak të pandemisë. Kundërshtari ishte skuadra kryesore nga qyteti ku kuqezinjtë do të luajnë në 1/8 e sivjetme: Praga.

Por, në vend të Spartës, këtë herë do të jetë përballë Slavia. Pak kthim prapa. Asokohe, banda e Piolit arriti në grupe pasi eliminoi Shamrok Rovers dhe Rio Ave në fazën eliminatore, duke shënuar tre gola kundër Sëlltikut në ndeshjen e parë.

HISTORIA – Rafa ishte 22 vjeç dhe plot dyshime mbi rolin. ‘Pykë’ goli apo driblues korsie? Atë ditë pranvere Leao hyri në pjesën e dytë në vend të Ibrës dhe u pozicionua përpara Diazit, si numër 9. Në krahë ishin Kastijeho dhe Kruniç. Tatarushanu ishte në portë. Një tjetër Milan. Një tjetër Rafa, mbi të gjitha. Pa numrin 10 dhe pa albumin e tij si këngëtar. Në atë ndeshje Milani mposhti Spartën me tre gola pasi përveç Leaos, shënuan Diaz dhe Dalot. Kuqezinjtë përfunduan aventurën e tyre evropiane në fazën e 1/8-ave kundër Mançester Junajtidit.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pioli: Mund të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë Europa League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.