• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nismë e veçantë e tifozëve të Sitit, i kërkojnë Guardiolës rinovimin në gjuhën katalanase

05/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Pep Guardiolës po kthehet gjithmonë e më shumë në një çështje te Mançester Sitit, ndoshta më shumë se edhe situata ligjore e klubit për gjyqin e 115 shkeljeve që mund t’i rrëzojë nga kategoria. Tifozët e klubit janë të ndërgjegjshëm se për të ndërtuar këtë superskuadër është dashur puna e jashtëzakonshme e Pep Guardiolës dhe duan me çdo kusht që ai të rinovojë,

asdasdasdasdsadsad

Kontrata e trajnerit mbaron në fund të këtij sezoni dhe deri tani, spanjolli ka bërë të qartë se nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë. Klubi padyshim i ka vënë atij përpara një çek të bardhe, pasi është i ndërgjegjshëm që spanjolli është garanci për suksese të mëtejshme.

Ndërkohë, edhe tifozët po bëjnë të vetën, teksa kanë nisur një fushatë të mirëfilltë për t’i kërkuar trajnerin që të rinovojë, duke i shprehur dashurinë në mënyra të ndryshme. Sot, në ndeshjen ndaj Fullhem, në stadium është shpalosur një parullë e madhe e shkruar në gjuhën katalanase.

‘Pep Guardiola, volem que et quedis!!!’, shkruhej në këtë mesazh për trajnerin, që do të thotë “Pep Guardiola, ne duam që të qëndrosh”. Një mesazh mëse i qartë drejtuar trajnerit, i cili po mban në ankth mbështetësit e skuadrës që po dominon futbollin anglez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Luis Enrique për Dembele: Nëse një lojtar nuk respekton detyrimet...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.