• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një gol i pësuar pas derbit, por Milanin e shqetëson mesfusha

10/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mes shumë arsyeve të rilindjes së vogël që Milani pati pas disfatës 5-1 në derbi, është edhe një soliditet i ri difensiv. Nga ndeshja kundër Interit e në vazhdim, kuqezinjtë kanë zhvilluar gjashtë ndeshje mes kampionatit dhe Champions-it, duke pësuar vetëm një gol nga Kaljari.

milan

Dhe në këto ndeshje, përveç kundërshtarëve të nivelit mesatar, kuqezinjtë u takuan me Njukasëllin që i shënoi katër gola ndaj PSG-së, Dortmundin, Lacion dhe Xhenoa që në shtëpi kishte shënuar dy gola kundër Napolit dhe katër kundër Romës.

Meritat u takojnë të gjithëve sepse një skuadër sulmon me 11 dhe mbron me po aq lojtarë, por duhet theksuar niveli që Tomori po shfaq sivjet. Nuk është rastësi që pikërisht pesë golat e derbit erdhën në mungesë të anglezit dhe me një mbrojtje të sajuar mes Çaut dhe Kjaerit. Rikthimi i Kalulusë do të mundësojë rotacione dhe mbase rikthimin e soliditetit që e bëri Milanin kampion dy vjet më parë.

MESFUSHA S’SHËNON – Le të fillojmë sërish nga ato 39 gjuajtje në dy ndeshje – po, ishin 39 mes Njukasëllit dhe Dortmundit -, të cilat duken paksa si lehje në hënë. Gjithashtu nisemi sërish nga rekordi i pakëndshëm negativ i katër ndeshjeve radhazi në Champions pa më të voglën shenjë goli: një rekord sepse nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Milanit (përfshirë Kupën e Kampionëve). 11 nga 16 golat e kuqezinjve janë dhënë nga Leao, Zhiru dhe Pulisiç.

Në bilanc rëndojnë edhe Okafor (2), Teo (1), Tomori (1) dhe Loftus-Çik (1). Pikërisht anglezi është simboli i një mesfushe që funksionon për të mbrojtur dhe sulmuar, por jo për të vendosur ndeshjet me gola. Reijnders paraqitet rregullisht para portave rivale, por në shumicën e rasteve shënjestron portierët, teksa edhe Musah ka kërkuar fatin pa shumë sukses. Pobega që vjet shënoi tri herë ende nuk ka arritur të rrezikojë, teksa mes dëmtimeve të Kruniçit dhe atij afatgjatë të Benaserit, nga reparti i mesit nuk po vijnë gola.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Me supergolin kundër Sivasspor, Liga e Konferencës i uron ditëlindjen Armend Thaqit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.