Flamurtari ka prezantuar blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Klubi vlonjat njofton se ka siguruar shërbimet e portierit maqedonas, Igor Aleksovski, i cili nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit.
30-vjeçari është aktivizuar me disa skuadra në vendlindje si Vardari, Shkupi apo Renova, ndërsa 3 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Rabotnickit.
Kjo është blerja e parë e Flamurtarit në prag të sezonit të ri që e gjen skuadrën vlonjate në elitën e futbollit shqiptar.