Wednesday, 24. June 2026
Sport

Një tjetër Latifi për Vllazninë, shkodranët prezantojnë mbrojtësin kosovar

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Fatbardh Latifi është lojtari më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare afrimin e 27-vjeçarit që luan si mbrojtës qendre. Vetëm një ditë më parë kuqeblutë afruan edhe mbrojtësin e majtë Xhezair Avduli.

Pak sezone më parë te Vllaznia ka luajtur edhe Liridon Latifi, edhe ai nga Kosova, por në rolin e sulmuesit. Shkodranët janë në riformatim e sipër edhe kanë pasur largime e afrime gjatë kësaj periudhe. Para dy mbrojtësve janë afruar edhe Patrik Bardhi dhe Herald Marku.

Postimi i klubit shkodran

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin qendror Fatbardh Latifi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë me kontratë 1+1 vjeçare. Latifi vjen pas paraqitjeve të mira në futbollin e Kosovës dhe transferimi i tij realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet KF Vllaznia dhe klubit Trepça ’89. I urojmë Fatbardhit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në rrugëtimin e tij me Vllazninë!

Teilen: