Wednesday, 3. June 2026
Sport

Një vit jashtë garës së Kupës, Shkëndija dënohet rëndë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Shkëndija dënohet rëndë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas ngjarjeve në finalen e Kupës ndaj Sileksit.

Klubi tetovar është gjobitur me gjithsej 105 mijë euro, ndërsa është përjashtuar edhe nga Kupa e Maqedonisë për sezonin 2026/27.

Përveç gjobave financiare, Shkëndija është dënuar edhe me katër ndeshje pa praninë e publikut, ndërsa masa disiplinore lidhen me përdorimin e mjeteve piroteknike, sjellje diskriminuese dhe incidente të tjera të evidentuara nga organet e FFM-së.

Teilen: