Sunday, 10. May 2026
Sport

Njëra nga skuadrat do të plotësojë vendin bosh të finales së Berlinit, mësoni formacionet zyrtare të takimit Holandë-Angli

GS 10/07/2024 2 Min. Lesezeit

Holanda do të përballet kundër Anglisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Kampioantit Europian 2024.

netherlands___england_euro_2024_semi_final_by_jafarjeef_dhqe1ig-414w-2x

Holanda vjen pas fitores 2-1 kundër Turqisë në çerekfinale, dhe është tërësisht e karikuar për t’u rikthyer në një finale të një kompeticioni madhor për herë të parë pas 14 vitesh. Tulipanët kanë hedhur në fushën e lojës ekipin më të mirë, sepse e dinë që sonte do të kenë përballë ekipin më të fortë në letër që kanë pasur deri më tani.

Nga ana tjetër, Anglia vjen pas dy fitoreve tepër delikate kundër Zvicrës dhe Sllovakisë. “3 Luanët” kanë dalë jashtë pritshmërive në këtë turne, duke treguar një lojë të dobët dhe shpesh herë kanë vënë në diskutim kualifikimin. Në fillim të kompeticionit ata shiheshin si pretendent, parashikim që filloi edhe u shua me kalimin e kohës. Sonte kanë shansin e artë që të prekin finalen e dytë radhazi.

WhatsApp Image 2024-07-10 at 09.15.52

FORMACIONET ZYRTARE

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Dumfris, De Vrij, Van Dajk, Ake; Shuten, Simons, Reijnders; Malen, Depaj, Gakpo | Trajner: Ronald Kuman

ANGLIA (3-4-3): Pikford; Guehi, Stouns, Uoker; Tripier, Rajs, Maino, Saka; Bellingham, Kejn, Foden | Trajner: Gareth Sauthgejt

Capture

PANORAMASPORT.AL

Teilen: