Tuesday, 2. June 2026
Futboll

Njëri do të transferohet tek ekipi i sapo ngjitur në Serie A, tjetri do të qëndrojë. Inter vendosë për fatin e dy “veteranëve”

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Inter ka vendosur për fatin e dy “veteranëve” të mbrojtjes, Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi. Të dyve iu skadon kontrata më 30 qershor. De Vrij mesa duket do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër me zikaltrit, Acerbi do të largohet si lojtar i lirë.

Calciomercato zbulon se për Acerbi-n ka interes konkret nga Monza, ekip i sapongjitur në Serie A, por nuk mungon as interesimi i Al-Hilal, që drejtohet nga Simone Inzaghi, ish-trajneri i tij.

Ndërkohë që De Vrij i cili mbushi 34 vjeç në shkurt të këtij viti do të ketë mundësinë të qëndrojë edhe një sezon tjetër. Holandezi ka edhe oferta të tjera në tryezë nga jashtë Italisë, por sipas të gjitha gjasave do të pranojë propozimin e drejtuesve zikaltër.

Teilen: