Saturday, 18. July 2026
Sport

Nojer rikthehet te kombëtarja gjermane, por jo në stërvitje

GS 30/05/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Bajern Mynih, Manuel Nojer, është pikasur nga mediumi i “Bild” në kampin e Gjermanisë, por ai nuk është stërvitur me ekipin kryesor. Portieri 38-vjeçar ka realizuar disa ushtrime të lehta përgatitore. Pritet me interes se kur gardiani me numër “1” te “Pancerat” do stërvitet së bashku me Bauman dhe Ter Shtegen.

NOJER 1

Trajneri Jualin Nagelsman e ka cekur që në miqësoret e muajt mars se Nojer do të jetë i padiskutueshëm në katërkëndësh. Por problemet me virozët gripale ia kanë vështirësuar prezencën. Mbetet ende e papërcaktuar se kush do të jetë në portë gjatë miqësoreve para Kampionatit Europian. “Pancerat” kanë në listë dy miqësore para “Euro 2024’, të cilat përkojnë me Ukrainën në datën 3 qershor dhe 3 ditë më vonë përballë Greqisë.

Kampionët e 4-fishtë në rangun e botërorëve gjenden në grupin A, së bashku me Skocinë, Zvicrën dhe Hungarinë. Ndeshja e parë do të hapë turneun, Gjermani-Skoci, datë 14 qershor. Pas triumfit në miqësoret e marsit kundër Francës dhe Holandës është rritur optimizmi te grupi i Nagelsman.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: