Norvegjia e pandalshme. Pas 4 golave kundër Irakut në ndeshjen e parë të Botërorit 2026, “Vikingët” shënuan 3 ndaj Senegalit dhe siguruar kalimin në 1/16-at, duke vërtetuar se janë një nga kombëtaret për t’u marrë seriozisht në konsideratë në këtë kompeticion.
Përfundoi 3-2 ndeshja kundër Senegalit, ku protagonist absolut, siç mund të parashikohej lehtë, ishte Erling Haaland, sërish autor i një dopiete. Ndeshja thuajse pa histori në “New Jersey Stadium”, ku skandinavët bënë menjëherë presion dhe u shfaqën rrezikshëm para se të shënonin në fundin e pjesës së parë me Holmgren Pedersen.
Pa mundur të qartësonte idetë, Senegali pësoi edhe golin e dytë nga Haaland. Kur dukej se ndeshja u mbyllm, Senegali u zgjua dhe shkurtoi diferencën me Sarr, por vetëm pas 5 minutash kombëtarja afrikane u ndëshkua përsëri nga Haaland. Goli në shtesë i Sarr pati vetëm vlera statistikore.
Norvegjia shfaqet e frikshme dhe bën dy fitore në grup, ashtu si Franca dhe të dyja do të diskutojnë vendin e parë në grup në ndeshjen e fundit. Senegali mbetet në kuotën e 0 pikëve, ashtu si dhe Iraku.
Algjeria ndërkohë mban gjallë shpresat e kualifikimit, pas fitores 2-1 kundër Jordanisë në Grupin J. Ndeshja e luajtur në San Francisco nisi në malore për skuadrën e Petkoviç, që pësoi gol në pjesën e parë nga Al Rashdan, me asist të Suleiman Al Tamari.
Në pjesën e dytë Algjeria ngriti kokën dhe përmbysi gjithçka, duke barazuar fillimisht me Benbouali dhe më pas shënoi golin e fitores me Gouiri. Afrikano-veriorët, jo pa vështirësi, barazojnë Austrinë e vendit të dytë në kuotën e 3 pikëve. Ndeshja e fundit në grup do të jetë një sfidë direkt mes tyre për kalimin e grupit.