• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuhiu: Nuk e prisja kaq të vështirë te Tirana, por kjo lojë më jep shpresë

29/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia mori një fitore minimale 0-1 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”, në takimin e javës së 13-të të Superiores. Pas ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Ardian Nuhiu, analizoi përformancën e skuadrës së tij, duke theksuar se ekipi bëri gjithçka për të dalë me rezultat pozitiv.

“Rastet e humbura? Mua më intereson mënyra si luajtën djemtë. Përballë kishim skuadrën më të mirë të kampionatit dhe krijuam shumë raste. Nuk kam asnjë vërejtje,” tha Nuhiu, duke shtuar se Tiranës i mungoi vetëm fati sportiv. “Shfrytëzuam shpejtësinë, punuam mirë, por nuk realizuam. Nëse vazhdojmë kështu, do të dalim nga kjo situatë.”

Ai pranoi se futbollistët janë të rënduar psikologjikisht, por theksoi se me këtë lloj performance nuk ka vend për dëshpërim. Nuhiu foli edhe për përgjegjësinë që mbart fanella e Tiranës: “Ky është ekipi më i madh në vend. Por kush nuk impenjohet në stërvitje, nuk mund të jetë pjesë e skuadrës.”

Trajneri shpjegoi edhe idenë taktike të përgatitur për sfidën, me një lojtar qendre që do të kapte topin për të nisur kundërsulmet. Sipas tij, ekipi po përmirësohet dhe lojtarët po e ndiejnë gjithnjë e më shumë peshën e fanellës.

Lidhur me faktin që Tirana ka marrë vetëm 1 pikë nën drejtimin e tij, Nuhiu u shpreh i sinqertë: “S’e kisha menduar kaq të vështirë. Futbolli do kohën e vet. Ajo që më jep shpresë është mënyra si luftuan djemtë. Nëse vazhdojmë kështu, shpërblimi do të vijë. Edhe Zoti të jep atë që të takon.”

Next Post

Çfarë prezantoi sot Kosova në Portugali për Lojërat Mesdhetare?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.