Monday, 21. September 2026
Futboll

Nuk do që të përsëritet gabimi që bëri te Man. United, Ruben Amorim-it tani i kanë ardhur “mendtë”

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Milan u rikthye te fitorja në Serie A, pasi mundi mbrëmë 3-0 Lecce-n në “San Siro”. Pas fitores së fundit, Ruben Amorim beson veçanërisht se duhet të mësojë nga përvoja e tij te Manchester United.

Ndryshe nga ajo që bëri në Premier League, trajneri portugez është tani gati të përshtasë sistemin e tij te Milan për të përmbushur kërkesat e Serie A.

I kritikuar në Angli për këmbënguljen te sistemi i tij i lojës, Amorim pranon se nuk mund ta përsërisë të njëjtën qasje në Milano.

“Nuk mund t’i përsëris gabimet që bëra te Manchester United. Nëse nuk i kemi kushtet për të luajtur në një mënyrë të caktuar, do duhet të përshtatemi”, tha Amorim.

Megjithatë, trajneri portugez thotë se dëshiron të vazhdojë të ndërtojë skuadrën e tij me një mbrojtje me tre lojtarë, duke mbetur i vëmendshëm ndaj karakteristikave të futbollit italian, veçanërisht presionit të orientuar ndaj kundërshtarit “një për një”.

Teilen: