Samir Handanoviç vendosi të largohej nga Interi në fund të sezonit, pasi kontrata e tij përfundoi. Megjithatë, për portierin slloven kanë munguar ofertat që mund ta bindin për të firmosur me një klub të ri dhe me mbylljen e merkatos, tashmë gjithçka ka marrë fund.
Mediat italiane raportojnë se Handanoviç po planifikon një rikthim te Interi, por këtë herë jo në rolin e portierit. Gardiani mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe të rikthehet në “San Siro” si pjesë e stafit teknik, për të ndihmuar portierët e skuadrës.
Me fanellën e Interit, Handanoviç ka luajtur plot 380 ndeshje, nga 566 që ka zhvilluar në total në Serinë A italiane. Ai ishte pjesë e zikaltërve për plot 11 vjet.
PANORAMASPORT.AL