Tuesday, 29. September 2026
Sport

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

GS 29/09/2026 1 Min. Lesezeit

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Drithas të Maliqit, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë në lokalin që kishte marrë me qira.

Në kuadër të operacionit të koduar “Drithas”  u arrestua shtetasi S. B., 57 vjeç.

Gjatë kontrollit në lokalin që 57-vjeçari kishte marrë me qira, policia gjeti një sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe dyshohej se ishte gati për shitje.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një tjetër sasi e lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Teilen: