Monday, 11. May 2026
Sport

“Nuk erdhëm në pushime, kemi shkruar historinë”, futbollisti i Santa Colomas tepër i lumtur me fitoren ndaj Ballkanit!

GS 17/07/2024 1 Min. Lesezeit

Santa Coloma befasoi dje Ballkanin në “Zahir Pajaziti”, duke e mposhtur në penallti për të kaluar tutje në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ballkani triumfoi në ndeshjen e parë – teksa dje u surprizua nga ekipi nga Andorra, duke u eliminuar pas penalltive, pasi 90 minutat përfunduan me rezultatin e përgjithshëm 2-2, e shtesa me atë 3-3.

Garcia, futbollisti i Santa Colomas shprehet tejet i lumtur me këtë fitore,

“Nuk erdhëm me pushime, besuam dhe punuam shumë për të bërë histori”, tha pas ndeshjes Christian Garcia, një nga lojtarët e ndeshjes kundër Ballkanit.

“Fati donte që ne të ishim; ne e dinim se mund ta bënim dhe e bëmë atë”, tha Garcia.

Tani UE Santa Coloma do të përballet me ekipin nga Danimarka, Midtjylland në raundin e dytë të Champions League.

/GazetaBlic Sport

Teilen: