Carlo Ancelotti ishte një nga emrat e parë të kontaktuar nga Paolo Maldini dhe Leonardo për stolin e Italisë, por 67-vjeçari refuzoi direkt, pasi është totalisht i përfshirë në angazhimin që ka aktualisht si trajner i Brazilit, pavarësisht dështimit në Kupën e fundit të Botës.
Duke folur për Pedro Ivo Almeida të ESPN, Ancelotti sqaroi qëndrimin e tij: “Nuk është çështje kontrate; kjo nuk është arsyeja. Është sepse kam një angazhim ndaj CBF-së dhe këtij vendi, sepse ky vend më ka pritur kaq ngrohtësisht gjatë këtij viti të parë. Dua të qëndroj këtu.
Dhe e falënderova Federatën Italiane, sigurisht, por dua të qëndroj këtu sepse besoj se është e drejtë dhe e ndershme të qëndroj në një vend që më ka pritur kaq ngrohtësisht, në një institucion që më ka dhënë mundësinë të punoj siç duhet”, tha Ancelotti.