Wednesday, 7. October 2026
Futboll

Tuchel: Anglia ka bërë hapa përpara pas Kupës së Botës, duhet t’i rrisim më tej standartet tona

GS 07/10/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij, që pas humbjes ndaj Spanjës në ndeshjen e parë të Nations League, arriti tri fitore radhazi. Më e fundit dje, 2-1 ndaj Çekisë. Ai beson se ekipi ka bërë hapa përpara që nga Kupa e Botës.

“Sigurisht dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Ky është qëllimi ynë: të përmirësohemi dhe të zhvillohemi vazhdimisht. I kemi përjetuar këto gjëra së bashku; kaluam një turne të madh që ishte shumë pozitiv, por është e nevojshme të ecim përpara dhe të përmirësohemi”, tha Tuchel.

“Kemi rregulluar disa detaje në strukturën tonë, por nuk kemi bërë kompromise sa i përket angazhimit, intensitetit dhe frymës së bashkëpunimit në ekip. Lojtarët që ishin me ne në Kupën e Botës u kujdesën për këto standarde dhe për kulturën brenda ekipit, si jashtë ashtu edhe brenda fushës”, shtoi trajneri gjerman.

Në fund, Thomas Tuchel tha: “Mendoj se kjo është ajo që mund të vihet re. Një aspekt pozitiv i një grumbullimi të gjatë është se ke kohë për analiza, për mbledhje, për stërvitje dhe për të kaluar më shumë kohë së bashku.”

Teilen: