Futbollistit të Manchester City-t, Jack Grealish, nuk i del inati me ish-trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate, për mosgrumbullimin e tij në “Euro 2024” .
“Tre Luanët” arritën deri në finale të kompeticionit, ku u mposhtën nga Sanja me rezultatin 2-1.
Grealish edhe sot e ka të vështirë ta kuptojë arsyen që e çoi ish-trajnerin ta linte në shtëpi.
“Dua të jem i sinqertë, nuk u pajtova fare me vendimin. Ishte një nga momentet më të vështira të jetës sime”, tha ai në një intervistë për “BBC Radio 5 Live”.
Grealish, pavarësisht se pranon se nuk ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm, është i bindur se përvoja e tij do të ishte e dobishme:
“Përfaqësuesja ka nevojë për pak ekuilibër në çdo pozicion në fushë, tani e konsideroj veten një lojtar me shumë përvojë. Fitova shumë dhe mendoj se duhej të më grumbullonin në kombëtare për Evropianin e Gjermanisë”.
Ish-lojtari i Aston Villas është grumbulluar nga Lee Carsley në shtator, gjithashtu do të jetë me kombëtaren edhe në ndeshjet e ardhshme, i shtyrë nga një shpirt i fortë hakmarrjeje:
“Natyrisht që doja të isha në kombëtare sërish, të stërvitem mirë dhe të luaj. Falënderoj trajnerin Lee Carsley që ma dha këtë shans, që beson tek unë”.