Aktualisht i angazhuar me kombëtaren norvegjeze ku dje shënoi një gol në fitoren 3-1 ndaj Uellsit, sulmuesi është pyetur së fundmi për situatën e tij, duke pasur parasysh zërat që e lidhin atë me klube si Real Madridi dhe Barcelona. Në deklaratat e raportuara nga Sky Sports, ai e trajtoi çështjen në mënyrë të qartë dhe tejet bindës në ato që tha.
“Kjo është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, sepse bëhet fjalë për një betejë ligjore… Është një çështje mes Premier Ligës dhe Manchester City-t, e cila do të shqyrtohet nga një trup gjykues. A duhet t’i përgjigjem unë kësaj? Nuk jam i sigurt. Është e vështirë të jap një përgjigje kur nuk di shumë rreth kësaj çështjeje. Besoj se përgjigjet do të vijnë… nuk e di se kur. Nuk kam lexuar shumë për këtë.
Për të qenë plotësisht i sinqertë, unë jam i përqendruar të jap më të mirën time për Manchester City-n. Një klub me të cilin nënshkrova një kontratë pesëvjeçare në vitin 2022, si dhe një kontratë të re nëntëvjeçare e gjysmë në fund të vitit 2024. Mendoj se kjo thotë gjithçka. Jam lojtar i City-t dhe jam jashtëzakonisht i lumtur aty”, tha Haaland.