Sunday, 15. November 2026
Futboll

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup (video)

GS 15/11/2026 2 Min. Lesezeit

Shqipëria ka fituar 0-2 ndaj Bjellorusisë në sfidën e luajtur në fushën neutrale në “Illovszky Rudolf” në Budapest, e fundit në grup për Ligën C. Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku Rei Manaj gjeti golin me një goditje të bukur me të majtën brenda në zonë, duke ëprfituar dhe nga rrëshqitja e mbrojtësit kundërshtar. SHIKOGOLIN

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Shqipërinë. Elseid Hysaj dyfishoi shifrat në minutën e 57-të, pas asistit të Rei Manaj dhe falë devijimit të mbrojtësit kundërshtar, topi përfundoi në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 63-të, Laçi pengohet nga portieri kundërshtar brenda zonës, por pas disa mdërhyrjes së VAR dhe aps disa minutash shqyrtim, nuk pati penallti, për pozicion jashtë loje të Rei Manajt. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, sfida mbyllet 0-2.

Shqipëria e mbyll grupin në vendin e parë. Sezonin e ardhshëm në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të marrë pjesë në Ligën B, si dhe do të ketë një shans shtesë për të shkuar në Euro 2028 pikërisht përmes këtij vendi të parë që siguroi sot, përveç kualifikueseve që nisin vitin e ardhshëm.

Në sfidën tjetër, Finlanda fitoi 7-2 ndaj San Marinos, por e mbyll grupin në vend të tretë me 10 pikë, aq sa Bjellorusia, por këta të fundit renditen të dytët, për shkak të rezultatit më të mirë në përballjet direkte. Bjellorusia do të shkojë në play-off tani për të provuar ngjitjen në Ligën B.

Teilen: