Ronaldinho u rikthye sot zyrtarisht në fushë pas plot 11 vitesh pas tërheqjes nga futbolli. Ylli brazilian luajti për 45 minuta me fanellën e Ravenna në Serie C, në sfidën ndaj Forli.
Ronaldinho ishte pjesë e formacionit titullar, përpara se t’i përshëndeste të pranishmit në stadiumin “Benelli” gjatë pushimit të pjesës së parë; një moment që u shoqërua me duartrokitje të zjarrta në këmbë nga i gjithë stadiumi.
“A është kjo ndeshja ime e fundit? Nuk e di. Nëse presidenti vazhdon të më kërkojë, unë do të kthehem! Është gjithmonë kënaqësi. I thashë presidentit: nëse ke nevojë për mua, unë do të jem këtu”, tha fillimisht Ronaldinho.
Si e përjetoi ai rikthimin në një ekip, duke luajtur madje edhe kundër lojtarëve që ishin ende fëmijë të vegjël kur ai luajti ndeshjen e tij të fundit, 11 vite më parë?
“Ishte e mrekullueshme të isha këtu, të luaja, të përjetoja atmosferën para ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Futbolli ka qenë gjithmonë gjëja më e mrekullueshme në jetën time”, shtoi Ronaldinho.
Përsa i përket rezultatit, Ravenna fitoi 2-0 dhe forcon pozitat në vendin e dytë me 32 pikë, 6 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Spezia.
Ravenna lead! 🤩
Ronaldinho was involved in the build-up and what a strike it was from Giulio Donati! pic.twitter.com/BNSWjnEp31
— Sky Sports Football (@SkyFootball) November 15, 2026