Kopenhaga këtë vit ka merituar me plot gojë titullin e surprizës së Ligës së Kampioneve. Skuadra daneze kaloi në fazën në grupe të turneut si Mançester Junajtid, ashtu edhe Gallatasarajin, duke siguruar vetë një vend në fazën me eliminim direkt të turneut.
Shorti i turneut ka qenë i pamëshirshëm me ekipin surprizë, teksa e ka vënë përballë kampionëve në fuqi të Mançester Sitit. Por këta të fundit, nuk duket se do ta nënvlerësojnë skuadrën e Kopenhagës, pasi Pep Guardiola ka vendosur që të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë të gjithë emrat e rëndësishëm me sulmin që i besohet Haland e mesfushën që është nën urdhrat e Kevin De Bryjn.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL