Kanë përfunduar ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina për të shtatën ndeshje radhës nuk ka arritur të fitojë, duke barazuar me Feronikelin 74.
Ndeshja e xhiros së 10-të përfundoi me rezultat 0:0, shkruan lajmi.net.
Asnjëra skuadër nuk ka pasur rast të mirë shënim, megjithatë skuadra vendase ka marrë një iniciativë të lehtë.
Madje Feronikeli 74 shënoi një gol, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë pati tensione në këtë ndeshje, e cila u ndërpre në minutën e 86-të.
Ndeshja është ndërprerë në minutën e 86-të, kur tifozët e Prishtinës janë afruar te porta e Feronikelit 74.
Prishtina tani është në vendin e katërt me 13 pikë, derisa Feronikeli bie në vendin e shtatë me 11 sosh.
Në ndeshjen tjetër Gjilani ka arritur që me rezultat minimal ta mposht Fushë Kosovën.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 67-të.
Edhe në këtë ndeshje nuk pati raste të shumta.
Gjilani me këtë fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 11 pikë, kurse Fushë Kosova mbetet e fundit me pesë sosh. /Lajmi.net/