Sunday, 17. May 2026
Sport

Nuk ka fitues në Drenas, Gjilani kalon Fushë Kosovën

GS 21/10/2023 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina për të shtatën ndeshje radhës nuk ka arritur të fitojë, duke barazuar me Feronikelin 74.

Ndeshja e xhiros së 10-të përfundoi me rezultat 0:0, shkruan lajmi.net.

Asnjëra skuadër nuk ka pasur rast të mirë shënim, megjithatë skuadra vendase ka marrë një iniciativë të lehtë.

Madje Feronikeli 74 shënoi një gol, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë pati tensione në këtë ndeshje, e cila u ndërpre në minutën e 86-të.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 86-të, kur tifozët e Prishtinës janë afruar te porta e Feronikelit 74.

Prishtina tani është në vendin e katërt me 13 pikë, derisa Feronikeli bie  në vendin e shtatë me 11 sosh.

Në ndeshjen tjetër Gjilani ka arritur që me rezultat minimal ta mposht Fushë Kosovën.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 67-të.

Edhe në këtë ndeshje nuk pati raste të shumta.

Gjilani me këtë fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 11 pikë, kurse Fushë Kosova mbetet e fundit me pesë sosh. /Lajmi.net/

Teilen: