• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk ka polemika, Verbrugen ka blinduar portën e “Tulipanëve”

30/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bart Verbrugen ishte surpriza e madhe për tifozët e Holandës në verën e kaluar kur luajti në Europianin e 21-vjeçarëve me një nivel të lartë.

dg

I rritur në akademinë e NAC Bredas, por nuk arriti dot që të debutonte në elitën e futbollit holandez. Sezoni i tij me Anderlehtin ishte për t’u harruar, por edhe këtë vit me Brajtonin e ka ndarë vendin e titullarit me Stelen. Por të gjithë tani e duan. Verbrugen është prezantuar në këtë Europian si një më të sigurtit në skuadrën e Holandës. Kundër Polonisë e mbajti ekipin në lojë me disa pritje shpëtimtare, deri sa të gjithë u çliruan me golin e heroit Verghost. Përballë Francës praktikisht priti një gol të sigurt të Grizmanit që është një nga pritjet më të jashtëzakonshme të Europianit. Edhe në katastrofën kundër Austrisë bëri një pritje shpëtimtare duke shmangur goleadën.

Në fakt ka pësuar 4 gola në këtë Europian, por jo për fajin e tij. Ai nuk është i fortë vetën në kuadrat, por edhe me këmbë. Për këtë arsye trajneri De Zerbi e preferonte në shumë ndeshje. Verbrugen është shumë i zoti edhe në pasime, diçka që në kohët e fundit është e rëndësishme për portierët. Kundër Francës ai kompletoi 39 nga 40 pasime në total, çka do të thotë se ka pasur një saktësi 97.5% në të gjithë turneun. Është një rekord për një portier, i cili ka bërë të paktën 40 pasime në një ndeshje që nga viti 1980. Me kombëtaren e madhe ka vetëm 10 ndeshje, por e ka mbyllur debatin shumë shpejt. Ishte në fakt një debat shumë i nxehtë që nga koha kur Silesen luajti prej shumë vitesh.

Për 4 vite, De Bur, Van Gal dhe Kuman kanë provuar portierë të tjerë si Stekelenburg, Bizot, Bjlou, Fleken, Nopert dhe Pasver. Por Verbrugen ka fituar duelet me veteranët dhe të rinjtë. Holanda mund ta bëjë jetën e sigurt, të paktën në portë. Duhet të korrigjojë gabimet e tjera.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Parashikimi i ‘frikshëm’ i Ancelottit për Italinë, që doli të ishte i saktë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.