Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe konsiderohen si dy favoritët kryesor për të fituar “Topin e Artë” për këtë vit, në ceremoninë që do të mbahet më 26 tetor.
Në një intervistë të fundit për L’Equipe, Yamal zbuloi kriteret kryesore sipas tij për të fituar këtë trofe individual.
“‘Ballon d’Or’, siç e quani ju, është trofeu që shpërblen lojtarin më të mirë të vitit, lojtarin e veçantë, atë që njerëzit e shijojnë aq shumë saqë e ndjekin një ndeshje vetëm për hir të tij. Mendoj se ky është përkufizimi i një lojtari të veçantë.
Nuk ka të bëjë aspak me numrin e golave që shënon apo me gjëra të tjera. Kur mendoj për “Ballon d’Or”, mendoj për Lionel Messi-n, Ronaldinho-n dhe lojtarë si ata, të cilët janë të veçantë dhe të bëjnë të buzëqeshësh kur i sheh duke luajtur. Mendoj se kushdo që ndjek futbollin i kupton argumentet e mia. Unë dal në fushë, argëtohem, luaj mirë dhe luaj ashtu siç dua unë. Për fat të mirë, kam arritur të fitoj edhe shumë tituj me Barçën, si dhe titullin më të rëndësishëm, Kupën e Botës, me kombëtaren time. Por përtej kësaj, mendoj se mënyra se si luaj është argumenti im më i fortë; është ajo që më bën të veçantë,” tha Yamal.