Harry Kane mbylli në Berlin një sezon të madh për Bayern-in, por që nëse do të shkonte edhe në finalen e Budapestit mund të ishte i paharrueshëm.
Këtë sezon bomberi nga Leytonstone fitoi dy dituj me Bayern-in. Pas Bundesliga-s dhe DFB Pokal obbejtktivi i radhës do të jetë Kupa e Botës, të cilën e luan me nje ekip favorit si Anglia.
32-vjeçari ka qenë autor i një sezoni ekselent ku në 51 ndeshje zyrtare ka shënuar plot 61 gola si dhe ka dhënë edhe 7 asist. Të tilla statistika i kanë dhënë Kane edhe “Këpucën e Artë” për sezonin 2025-2026. Ndërsa e kythejnë në një favorit absolut për “Topin e Artë”.
Ai ka bërë historinë edhe në Kupën e Gjermanisë pasi është i vetmi pas Gerd Muller që ka shënuar shifër dyshifrore golash në një edicon të vetëm. Gerd Muller shënoi me Bayern në 1970/71 dhjetë gola ndërsa në 1976/77 shënoi 11. Këtë sezon Kane mbylli DFB Pokal shënoi plot 10 gola.