Sunday, 25. January 2026
Sport

Oklahoma turpërohet në shtëpi, Denver e Clippers fitojnë në frymën e fundit

GS 06/01/2026 1 Min. Lesezeit

Humbja e dytë radhazi për skuadrën kampione të Oklahoma, që në fushën e saj u mund 124-97 nga Charlotte.

Një rezultat befasues, me miqtë që diktuan në parket dhe fituan falë 28 pikëve të Brandon Miller.

Në Konferencën e Lindjes, në vendin e parë qëndron Detroit, që mundi 121-90 New York.

Për vendasit u dallua Cunningham me 29 pikë.

Fiton edhe ekipi i Boston, që falë 27 pikëve të Simons mposhti 115-101 Chicago.

Fitore në sekondat e fundit për Clippers, që mposhtën 103-102 Golden State.

Curry realizoi 27 pikë por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Leonard me 24 pikë.

Houston, falë 26 pikëve të Durant, mundën 100-97 Phoenix.

Pas kohës shtesë triumfon Denver, që mposhti 125-214 Philadelphia, sfidë ku diferencën e bëri Pickett me 29 pikë.

Pa probleme fiton Portland, që mundi 137-117 Utah Jazz, me Avdija që realizoi 33 pikë.

Teilen: