Monday, 31. August 2026
Sport

Operohet me sukses Lindon Emërllahu, Ballkani ia dedikon atij fitoren e madhe kundër BATE

GS 25/08/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu është operuar me sukses pas lëndimit që pësoi jo shumë kohë më parë.

  

Lajmin e ka konfirmuar klubi suharekas me anë të njoftimi në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net.

Emërllahu është operuar me sukses në gjurin e djathtë të këmbës.

Ballkani fitoren e madhe 4:1 kundër BATE Borisov një natë më parë ia dedikoi Emërllahut.

“Fitorja e djeshme i dedikohet diamantit të klubit tonë Lindon Emërllahut, i cili pas një lëndimi gjatë ndeshjes kundër FC Larne, është detyruar të kryej një operacion në gjurin e djathtë. Operacioni është kryer me sukses dhe Lindonit i dëshirojmë rikthim sa më të shpejtë” – thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ballkani të enjten mbrëma fitoi ndeshjen e parë të “Play-Off”-it kundër BATE Borisov në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollistët e Ballkanit një nga golat e shënuar mbrëmë e festuan duke ngritur lart fanellën e Emërllahut në shenjë solidariteti./Lajmi.net/

  

  


Teilen: