Wednesday, 13. May 2026
Sport

Osmani pas fitores së Donjeta Sadikut: Moment krenarie për vendin

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut kundër Thamanya Somnuek nga Tajlanda në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar Donjetën për emocionet duke e quajtur moment krenarie për vendin fitoren e saj.

“Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut. Faleminderit Donjeta për këto emocione”, ka shkruar tutje Osmani./Lajmi.net

Teilen: