• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ousmane Dembele, favorit për të fituar Topin e Artë

21/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edicioni i 69-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” do të zhvillohet në “Théâtre du Châtelet” në Paris, të hënën, më 22 shtator. I dhënë çdo vit nga “France Football” që nga viti 1956, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë në njohje të arritjeve dhe talentit të jashtëzakonshëm.

Po kush është favorit për të fituar çmimin këtë vit? Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, pritet të mposhtë në këtë garë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe të fitojë Topin e Artë për meshkuj të hënën.

Ajka e futbollit botëror do të mblidhet në “Teatrin e Chatelet” në qendër të Parisit për të zbuluar se kush do të jenë fituesit e fundit të një çmimi të dominuar për kaq shumë kohë nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Të dy së bashku ata fituan Topin e Artë 13 herë nga viti 2008 deri në vitin 2023, me vitin e kaluar që shënoi përfundimisht fundin e një epoke kur çmimi i shkoi mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, pasi ai udhëhoqi Spanjën drejt lavdisë në Euro 2024.

Me Rodrin që nuk është një pretendent për të fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll, pasi sezoni i kaluar u shënua nga një dëmtim, Dembele ka dalë si favoriti nga një listë kandidatësh të dominuar nga PSG.

Nëntë anëtarë të ekipit të PSG-së që fitoi Ligën e Kampionëve, duke shkatërruar Interin 5-0 në finale, janë midis 30 të nominuarve.

Next Post

VIDEO/ Dygolësh dhe asist fantastik, Lionel Mesi i bën të gjitha në fitoren e Inter Majemit!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.