Thursday, 30. April 2026
Sport

VIDEO/ Dygolësh dhe asist fantastik, Lionel Mesi i bën të gjitha në fitoren e Inter Majemit!

GS 21/09/2025 1 Min. Lesezeit

Lionel Mesi ishte sërish protagonist për Inter Majemin në ndeshjen kundër DC United.

Kampioni i Botës i dha një asist vizionar Allendes para përfundimit të pjesës së parë duke kaluar në avantazh ekipin, por miqtë u rikthyen në lojë nga Benteke në fillim të pjesës së dytë.

Mesi më pas e rriti ritmin dhe shënoi dy gola epikë, me asistime nga Zhordi Alba dhe Buskets ish-shokët e tij të ekipit nga koha e Blaugranas.

Ekipi i Maskeranos renditet kështu në vendin e 5-të me 52 pikë.

 

Teilen: