• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ozil dhe Alex këshillojnë Gulerin që të vazhdojë me Fenerbahcen

02/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arda Guler është futbollisti për të cilin po punon Deco që ta transferojë te Barcelona.

Për të janë të interesuar edhe shumë klube tjera të mëdha.

Megjithatë, ylli i ri turk po këshillohet që të qëndrojë të Fenerbahce edhe për një sezon.

Siç raportohet nga mediat në Turqi, dy nga lojtarët që Guler ka pasur si idhuj referues te Fenerbahçe, Mesut Ozil dhe Alex de Souza, e thirrën për t’i rekomanduar që të presë edhe për një vit përpara se të fillonte një aventurë të re në një klub më i madh evropian.

Alex dhe Ozil thuhet se u përpoqën të bindin 18-vjeçarin se momenti ideal për të bërë atë hapin e madh duhet të vijë, të paktën në sezonin 2024/25, jo në 2023-24, që është gati të fillojë.

Klauzola e largimit të Guler nga Fenerbahçe është 17.5 milionë euro dhe e përballueshme për shumicën e klubeve evropiane. “Mundo Deportivo” raportoi se Barcelona premtoi se do ta paguante në dy pjesë këtë çmim – të dytin vitin e ardhshëm, me synimin për t’u përshtatur me “fair-play”-in financiar.

Reprezentuesi i Turqisë ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Për transferimin e tij besohet se më së afërmi është Barcelona.

Nga mediat spanjolle është raportuar edhe se “Blaguranët” kanë një marrëveshje në parim me Gulerin.

Next Post

Man United refuzon ofertën për Sancho nga Dortmund

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.