Wednesday, 27. May 2026
Sport

Pa fitues në Klinë e Podujevë

GS 30/10/2024 2 Min. Lesezeit

Dy ndeshjet e xhiros së 11-t të Superligës së Kosovës në futboll që u zhvilluan të mërkurën, nuk kanë nxjerrë fitues.

Në Klinë, Dukagjini barazoi 2:2 me Suharekën kurse me rezultatin identik përfundoi edhe ndeshja në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Feronikelit ’74.

Për Dukagjinin, ky është barazimi i dytë rresht dhe mbetet i parafundit në tabelë me 11 pikë, 6 më pak se Suhareka që përkohësisht është ngritur në pozitën e tretë.

Golat për Dukagjinin i shënoi Hekuran Berisha, ndërsa për Suharekën realizuan Liridon Fetahaj e Mevlan Zeka.

Në duelin tjetër, Llapin e shpëtoi nga humbja Ilir Blakçori, i cili shënoi golin e barazimit në minutat shtesë të ndeshjes.

Golin tjetër për Llapin që dy herë ishte në disavantazh e realizoi Ardit Tahiri kurse golashënues për Feronikelin ’74 ishin Vasilios Karagounis e Hasan Hyseni.

Për Llapin, ky është barazimi i parë pas dy humbjeve rresht kurse Feronikeli ’74 mbetet ende ekipi i vetëm në Superligë pa fitore.

Skuadra nga Drenasi mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 3 pikë të mbledhura, ndërsa Llapi zë vendin e 6-të me 15 pikë.

Teilen: