Wednesday, 13. May 2026
Sport

Pa gola mbyllen 90 minuta, Llapi e Vushtrria i drejtohen vazhdimeve

GS 31/05/2025 1 Min. Lesezeit

Janë mbyllur  pa fitues dhe pa gola 90 minutat e ndeshjes së barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit.

Dy ekipet tash do i drejtohen vazhdimeve, për të përcaktuar fatin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Vushtrria pati dominim të lehtë në pjesën e parë, ku shumë lehtë mund të kishte kaluar në epërsi.

Llapi në pjesën e dytë e pati kontrollin e ndeshjes, por nuk arriti të konkretizoi rastet.

Teilen: