Koln-i ka shënuar sukses të madh duke avancuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Reprezentusi i Kosovës, Leart Paçarada, është paraqitur nga minuta e 64-të duke dhënë kontribut në këtë kualifikim.
Koln para shikusve të vet, pas 120 minutave e ka mposhtur me rezultat 2:1 Hertha Berlinin.
Për Koln shënuan Niederlechner (30′ – autogol), Ljubiçiç (120′ – nga penalltia) dhe Maza (12’) realizoi për udhëtuesit.
Zeefuik i Hertha Berlinit u përjashtua me karton të kuq në minutën e 17-të.